AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 16:07

Humbin jetën tre pacientë nga koronavirusi në vend, shkon në 228 numri

Humbin jetën tre pacientë nga koronavirusi në vend, shkon në

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot tre humbje jete nga koronavirusi në spitalet Covid. Numri shkon në 228.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dy qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani.

I lartë vijon të mbetet edhe numri i rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 120 persona, ndërsa janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)

Testime totale 50427

Raste pozitive 7380

Raste të shëruara 3794

Raste Aktive 3358

Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1795

Durrës 434

Shkodër 285

Fier 146

Lezhë 126

Korçë 126

Vlorë 125

Kukës 102

Elbasan 94

Berat 57

Gjirokastër 34

Dibër 34