AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 17:24

Situata në Afganistan/ Stafi i emergjencës së Kabulit: Bluzat e bardha kanë kërkuar të ikin nga vendi

Situata në Afganistan/ Stafi i emergjencës së Kabulit: Bluzat e

Stafi i shërbimit të emergjencës në Kabul ndonëse vijon punën, ka nga ata që po përpiqen që të largohen nga vendi, pasi talebanët morën në dorë pushtetin.

Kjo u njoftua nga Albero Zanin, koordinator mjekësor në strukturën e OJQ-ve.

Sipas tij shumë prej bluzave të bardha kanë kërkuar që të pajisen me vizë për t’u larguar nga Afganistani.

Zanin shtoi se ai kishte marrë garanci nga anëtarët e talebanëve, se aktiviteti spitalor nuk do të pengohet.