AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 15:11

Koronavirusi në Kosovë, 17 humbje jete dhe 1067 të infektuar në 24 orë

Koronavirusi në Kosovë, 17 humbje jete dhe 1067 të infektuar

Kosova vijon të raportojë numër të lartë të infektuarish dhe humbje jete nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, njoftohet se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 17 qytetarë.

Ndërsa, nga 7,946 testime të kryera rezultuan pozitivë me koronavirusin 1,067 persona. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se betejën me sëmundjen e fituan edhe 278 qytetarë ndërsa numri total i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.