AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 13:12

23 gushti, Këlliçi: Në Shqipëri klasa intelektuale u kosit nga diktatura

23 gushti, Këlliçi: Në Shqipëri klasa intelektuale u kosit

Nga Belind Këlliçi/

23 gushti është dita përkujtimore e viktimave të sistemeve totalitare. Shqipëria jonë vuajti për 5 dekada një nga regjimet më gjakatare që ka njohur Europa.

Klasa intelektuale u kosit, duke i bërë vend modelit të njeriut të ri që duatrokiste arritje imagjinare e që qëndronte në rresht për ushqimin e mbijetesës.

Prindërve tanë iu mohuan të gjitha liritë themelore. Shqipëria njohu prapambetjen më të madhe ekonomike dhe shoqërore. U izolua nga çdo koncept demokratik dhe zhvillimor.

Gjeneratat që pasojnë, duhet t'i jenë gjithnjë mirënjohëse Studentëve të Dhjetorit, për liritë e fituara, për guximin asokohe të çmendur, për të ëndërruar për një Shqipëri si e gjithë Europa.

Përkujtojmë sot me respekt e mirënjohje të gjithë bashkëkombasit tanë që humbën jetën, u internuan, u përbuzën, u burgosën e u keqtrajtuan nga një bandë kriminelësh, që si të vetmin shërbim ndaj atdheut, kishin eliminimin fizik të njëri-tjetrit.