AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 16:56

Mbi 2600 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 34 pacientë

Mbi 2600 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 34

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2628 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 34 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 13,422 në total që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në intubim po trajtohen 319 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë meshkuj. Mosha mesatare e tyre është 64.

Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 267 pacientë të rinj të infektuar me COVID, ndërsa mesatarja e shtatë ditëve të fundit është 261