AKTUALITET, 9 Prill 2021, 20:28

“Situata është zi”, Helidon Bushati pas takimit me banorët e Postribës: Të largojmë Ramën, që të shpëtojmë qytetarët

“Situata është zi”, Helidon Bushati pas takimit me

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë administrative të Postribës, të cilët deklaruan se po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Qytetarët u shprehën se papunësia, varfëria dhe emigrimi janë problemet kryesore që njësia administrative Postribë po përballet prej 8 vitesh. Sipas tyre, qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit, duke bërë të humbasin shpresën të jetojnë në këtë vend.

Helidon Bushati premtoi se kjo situatë do të ndryshojë me 25 prill duke i thënë qytetarëve të Postribës se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen ekonomisë familjare, për frenimin e emigrimit të të rinjve si dhe për mbështetjen ndaj biznesit.

BISEDA

Helidon Bushati: Si kanë shku punët?

Qytetari 1: Ti po e sheh vet, më zi s’ka si shkojnë. Ca me ba?

Helidon Bushati: A konsumojnë njerzit? Ka ra klientela?

Qytetari 1: Ka ra komplet, s’ka fuqi blerëse. Asnjë njeri në klub. Jena ba me ik edhe ne prej këtu. 20 vite kam jetu në Greqi…

Helidon Bushati: Me mbrojt biznesin tënd është ma mirë me hek Edi Ramen, sesa me u largu vet tidhe të tjerët.

Qytetari 1: Nuk të lënë as taksat, me drita. Ke kasën e të gjitha dhe s’je i zoti… të thotë pse s’ban kasë për kafe e për tana, ku me i ba, me ca. Fiken dritat. Telat kanë 70 vjet, s’ke tela, s’punon kush mo zotëri, vec marrin rrogat. A i sheh telat, 70 vjet teli. Ca me punu ne? 20 vite kam punu jashtë, kena ba këto shpenzime këtu, jena ba me i shit e me ik prej këtu.

Helidon Bushati: Jo me i shit e me ik, zgjidhja është që me 25 prill me cu Edi Ramën në shpi dhe me ndryshu situatën, me ardh një qeveri që mendon për ty, për familjen shqiptare, për të rinjtë shqiptarë, për biznesin shqiptarë. A ke pa paketen ekonomike të Partisë Demokratike?

Qytetari 1: Jemi duke i ndjek…

Helidon Bushati: 0.5 % të gjithë xhiros ka me pagu biznesi, asgjë më tepër. Ulje të cmimit të dritave, ulje të cmimit të karburanteve, ulje të sigurimeve shoqërore.

Helidon Bushati: Si po shkon peshku? A ka shitje?

Qytetari2: Ishtu, copa copa.

Helidon Bushati: A blejnë njerzit apo jo?

Qytetari 2: Ka pak.