TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valter Hoxha, 29-vjeç me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se tregtonte lëndë narkotike në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, hetimet zbuluan skemën e 29-vjeçarit dhe karabinierët u paraqitën në banesë për kontroll.
Në momentin kur i ranë derës, 29-vjeçari u vonua për ta hapur atë, gjë që shtoi edhe më shumë dyshimet e tyre.
Policia gjeti një fillimisht një zarf me lëndë narkotike të cilën Hoxha deklaroi se e kishte për përdorim personal. Por pas kontrollit me qen, uniformat blu gjetën në çatinë e banesës një qese plastike që mbante rreth 35 gram marijuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve.