TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj i është drejtuar socialistëve me një mesazh ku shpjegon se pse LSI-ja është parti e socialistëve.
“Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris?
Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia: Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste! Pse nuk jam në PS?! Ndryshimi ky është: Jam në një parti socialiste ku socialistët mendojnë për socialistët, dhe sepse kjo është ajo doja të bëja unë!”, thuhet në mesazhin e përzgjedhur nga kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj.