AKTUALITET, 9 Prill 2021, 16:43

Tre kontrollorët e ndaluar dalin nesër para gjykatës, ja çfarë mase sigurie ka kërkuar prokuroria

Tre kontrollorët e ndaluar dalin nesër para gjykatës, ja

Prokuroria ka kërkuar "arrest shtëpie" për kontrolloren ajrore Flora Ndreca, e cila u arrestua për shkak të bojkotit të punës. Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest me burg.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 08:30. Për tre kontrollorët ajror të “AlbControl” rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Ndërkohë thuhet se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 28 kontrollorë, ndërsa pas marrjes në pyetje, janë arrestuar vetëm tre prej tyre. Bojkoti i kontrollorëve bllokoi për dy ditë të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.