TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar sërish për situatën në të cilën gjendet vendi ynë si pasojë e rritjes së frikshme të rasteve të infektimeve me Covid-19 dhe mos angazhimit të qeverisë në përballimin e kësaj situate.
“Shëndetësia nuk është matematike, por përgjegjshmëri, por ti nuk ia ke idenë fare”, shkruan Pampuri.
“Situata të ka dalë jashtë kontrollit”, thekson ish deputetja në rrjetet sociale duke ju drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama.
Postimi i plotë:
Edi Rama, jeta dhe shendeti i shqiptarëve nuk është 11×2+3-4+5-6......
Aloko fonde për blerje tamponësh.
Mungesa e tamponëve në pikun e pandemisë, është papërgjegjshmëri ulëritese.
Shendetësia nuk është matematikë, por përgjegjshmeri, por ti nuk ia ke idenë fare.
Situata të ka dalë jashtë kontrollit.
Dhe këtë e ilustron fatkeqësisht, rasti tragjik i pacientit të ndjerë, që u sorollat e nuk gjeti zgjidhje nga amullia e krijuar prej 'matematicienëve', në qeveri, të cilët jetët e qytetarëve i kontrollojnë me shifra e jo me masa, ndërsa mjerimin e shqiptarëve duan ta mbulojnë me bejte.
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu jeni pergjegjesit kryesore për këtë situatë.
Asnje masë për:
Shkëputjen e zinxhirit transmetues nepërmjet; testim-gjurmim-izolim-trajtim,
Angazhim të mjekëve të familjes.
Motivim financiar të mjekëve.
Hapjen e pavioneve Covid në spitalet rajonale.
Angazhimin për të bërë më shumë se 2000 teste në ditë.
Vënien në dispozicion e testeve të shpejta sidomos për shkollat.
Teste periodike për mësuesit dhe mjekët.
Rimbursim të medikamenteve të Covid për pacientët që trajtohen në shtëpi.
Spitali Covid 3 kërkon staf.
Ku e ke stafin e trajnuar, reanimatorët, Edi Rama?!
Ti nuk ke bërë asgjë për përballimin e pandemisë.
I ke lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.
Je thjesht një piktor që pikturën e përcepton një zhgarravinë në mur e në letër, dhe thur bejte me shifra e matematikë, se të ka zënë një siklet shumë i madh; je i humbur, i lodhur, nga deshtimet e njepasnjëshme, e me spektakolari ai ne shendetësi.