AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 09:00

U arrestua për kundërshtim me dhunë ndaj policisë, gjykata jep vendimin për avokatin në Lezhë

U arrestua për kundërshtim me dhunë ndaj policisë, gjykata


Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë avokatin Gjergj Neli, i cili u arrestua dy ditë më parë për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave të policisë.

Për avokatin gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku avokati po merr mjekim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.