AKTUALITET, 28 Tetor 2020, 21:06

Shifra rekord edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë 14 pacientë me koronavirus, 870 raste pozitive

Shifra rekord edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2647 testime në Maqedoninë e Veriut, nga ku 870 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 14 vdekje të reja, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Instituti i shëndetësisë publike informon se 292 persona janë shëruar nga virusi korona, pas dy testimeve të njëpasnjëshme negative.