AKTUALITET, 28 Tetor 2020, 20:57

Tiranë, 40-vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë. Policia nis hetimet

Tiranë, 40-vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit,

Një grua 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.