TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka konfirmuar s egjatë 24 orëvetë fundit në vend janë konfirmuar 86 raste të reja me Covid-19 Sipas saj 27 raste janë shënuar në Podgoricë dhe 24 në Nikshiqi. Kështu që me rritjen e rasteve numri në total I të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 1 855 raste.
Po ashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën dhe 1 persona dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 50 njerëz.
“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Malit të Zi kanë përfunduar analizën PCR të 539 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 86 rezultate ishin pozitive. Një vdekje është raportuar në Danilovgrad. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 41, dhe që nga fillimi i vitit 50”, tha ISHP në një deklaratë.
Së fundmi 220 pacientë janë shëruar nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i tyre që nga 14 qershori është 978.