BALLKAN, 27 Korrik 2020, 18:25

Isa Mustafa rrëfen si e mposhti korònavirusin, apeli për qytetarët: Bëhuni mjekë e pòlicë të vetvetes

Isa Mustafa rrëfen si e mposhti korònavirusin, apeli për


Situata nga korònavirusi duket shqetësuese në Kosovë pasi çdo ditë raportohet për një numër të lartë víktimash dhe të ínfektuarish. Për këtë ka reaguar kreu i LDK-së Isa Mustafa në një shkrim publik duke thënë se është i brèngosur nga këto shifra.

Gati 600 pacientë janë të të shtrirë në QKUK dhe spítale, ku 20 pacíentë janë në respíratorë. Mustafa ka bërë thirrje që të gjithë të bëjnë kujdes maksimal, duke hequr dorë nga ahengjet, dasmat, pròtestat, tubímet e pushimet.

Kreu i LDK-së e përjetoi vetë Còvidin, ndaj për të nuk ishte aspak e lehtë dhe bën apel që të bëhen pòlicë e mjekë të vetvetes pasi është e vetmja mënyrë për të mposhtur pándeminë.

Shkrimi i plotë: Miq të nderuar, Më brèngosi sot numri i të ínfektuarëve prej 276 me Còvid-19. E përjetova keto ditë Còvidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sèmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi. Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrèzikun e përhapjes së vírusit.

Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, pòlicia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pándemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fùqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi pòlicë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë. Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.

Është kjo lùftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pándemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.

Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Còvid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë lùftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.

Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sèmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM