TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk është përkrahës i idesë së Shengenit Ballkanik. Avdullah Hoti ka deklaruar për Top Channel se edhe në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten është diskutuar për bashkëpunim ekonomik sipas parimeve evropiane.
Teksa është pyetur për ftesën për takimin e radhës mes partnerëve të rajonit për Shengenin Ballkanik, Hoti ka thënë se nuk ka mini-Shengen. Ai ka lënë të kuptohet se nuk do marrë pjesë në asnjë takim të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit
Ndërkohë, partia e dytë më e madhe në qeverinë e Kosovës, AAK thotë se nuk beson se kryeministri Hoti do të pranojë të bëhet pjesë e ndonjë takimi për këtë temë.
Ideja e Shengenit Ballkanit nisi në kohën kur Kosova qeverisej nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj. Edhe ky i fundit refuzoi të merrte pjesë. Ndërkohë, Rama i ka bërë shpesh thirrje Kosovës për pjesëmarrje.