AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 10:38

Alarm në Burgun e Drenovës, humbin një palë gërshërë, dyshohet se i ka marrë një i burgosur

Alarm në Burgun e Drenovës, humbin një palë

Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur në ambulancën e burgut të Drenovës një palë gërshërë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça, i cili pretendon se i ka lënë gërshërët tek infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin.

Burime konfidenciale thonë se ka dyshime që gërshërët mund të përdoreshin për ngjarje kriminale nga një i burgosur.

Dyshohet që i burgosuri i sigurisë të lartë të jetë ai që i ka marrë

Ditën e djeshme mësohet se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.