AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 10:25

Talebanët nuk mbajnë premtimet, vrasin pamëshirshëm gruan sepse nuk kishte veshur burka

Talebanët janë të patundur nga ideja e tyre për të instaluar sheriatin islam në Afganistan.

Ata kanë treguar se gjërat këtë herë do të jenë ndryshe dhe se të drejtat e grave do të respektohen.

Por premtimi nuk ka zgjatur shumë, pasi ushtarët talebanë kanë vrarë pamëshirshëm një grua që lëvizte pa burka në qytet.

Në fotot e publikuar më poshtë shihet gruaja e shtrirë dhe e mbuluar në gjak, ndërsa pranë saj qëndrojnë talebanët.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ditën kur zëdhënësi i talebanëve, Zabinullah Mujahid, tha në një konferencë për mediat se janë zotuar të respektojnë të drejtat e grave, gjithmonë duke u bazuar në ligjin e sheriatit.