TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Giovvani Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone hyn në librin e rekordeve të Serie A. Me golin që realizoi në sfidën ndaj Bolognas bomberi argjentinas ka hyrë në historinë e futbollit italian me një statistikë shumë të veçantë.
Simeone Jr u bë futbollisti i parë që ka shënuar gjatë të gjithë muajve të vitit në Serie A. Diçka të tillë nuk e kishte bërë askush dhe në fakt në të shkuarën ka qenë e pamundur, pasi në korrik nuk luhej në kampionatin italian.
Situata e paprecedente e futbollit prej pandemisë së COVID-19 sjell edhe statistika të tilla. Në vazhdim do të ketë edhe lojtarë të tjerë që kanë shënuar në çdo muaj të vitit, por i pari mbetet Simeone.
Këtë sezon ai numëron 10 gola në Serie A, ndërkohë që në të shkuarën ka gjetur rrugën e rrjetës edhe për klube si Genoa e Fiorentina.