TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andrea Pirlo gjen, thuajse dy vite pasi u pajis me licencën e trajnerit, stolin e duhur për të filluar karrierën e re. Ish-mesfushori i famshëm italian do të stërvitë Juventusin U-23 nga sezoni i ardhshëm. Mund të konsiderohet një kthim në shtëpi për 41-vjeçarin, pasi në sezonet 2011-2015 ka luajtur për Juventusin.
Pirlo do të presë fundin e këtij sezoni dhe më pas do të marrë përsipër detyrën për të udhëhequr skuadrën e dytë të Juventusit.
Juventusi U-23 siguroi pak ditë më parë “play-off”-in për t’u ngjitur në Serie B. Si zëvendës i tij në stol mund të jetë Roberto Baronio.
Kutojmë që pjesë e Juventusit U-23 është sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni, i cili është stërvitur me ekipin e parë gjatë kësaj periudhe nga Maurizio Sarri, madje ka qenë i grumbulluar me ekipin e parë në ndeshjet e Kupës, në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Milanit dhe në finalen e humbur përballë Napolit.