SPORT, 1 Korrik 2020, 17:25

Mesi, CR7 dhe pesë të tjerët! Ja futbollistët që kanë shënuar të paktën 700 gola në karrierë

Mesi, CR7 dhe pesë të tjerët! Ja futbollistët që

Sipas statistikave zyrtare, janë shtatë lojtarët që kanë shënuar të paktën 700 gola në karrierë. Leo Mesi hyri së fundmi në Olimpin e bomberave të përbërë nga lojtarë që kanë luajtur në epoka të ndryshme dhe shumë statistika nuk janë të sakta si sot. Mjafton të mendojmë që dikur austriaku Binder thoshte se Bikan kishte shënuar të paktën 5 mijë gola…

Jozef Bikan

Në aktivitet nga viti 1928 deri në 1955: 805 gola mes Shustekut, Farbenhlucit, Rapid Vjenës, Admira Vjenës, Slavia Pragës, Vitkovices, Skodra Kralovës, Dinamo e Pragës, Dinamo e Austrisë, Çekosllovakisë dhe Bohemi-Moravës.

Romario

Në aktivitet nga viti 1985 deri në 2008: 772 gola me Vasko de Gamën, PSV, Barcelonën, Flamengon, Valencian, Fluminensen, Al Sadin, Adelaiden, Amerika-RJ dhe Brazilin.

Pele

Në aktivitet nga viti 1957 deri në 1977: 767 gola me Santosin, Nju Jork Kozmosin dhe Brazilin.

Ferenc Pushkash

Në aktivitet nga viti 1943 deri në vitin 1966: 746 gola mes Honvedid, Real Madridid, Hungarisë dhe Spanjës.

Gerd Myler

Në aktivitet nga viti 1963 deri në vitin 1981: 735 gola me Nordlingenin, Bajernin e Mynihut, Lauderdale Strajkërs dhe Gjermaninë.

Kristiano Ronaldo

Në aktivitet që prej vitit 2002: 730 gola mes Sporting Lisbonës, Mançester Junajtid, Real Madridid, Juventusit dhe Portugalisë.

Lionel Mesi

Në aktivitet që prej vitit 2004: 700 gola me Barcelonën dhe Argjentinën.