TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi mori tre pikë të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme teksa mposhti në transfertë me rezultatin 1-3, Xhenoan.
Bardhezinjtë përveç golave mjaft të bukur të shënuar nga Dibala, Ronaldo dhe Kosta, realizuan edhe një lojë dominuese duke qenë në kontroll të plotë të sferës.
Diçka për të cilën trajneri Maurizio Sarri këmbëngul shumë pasi është filozofia atij.
Ndërkaq, pas ndeshjes trajneri theksoi se përmirësimi i skuadrës është i dukshëm edhe pse disa janë tallur me të pas disfatës me penallti në finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit.
“Pas rikthimit nga ndërprerja e koronavirusit, pashë diçka dhe thashë se ka një ndryshim në skuadër. Por, të gjithë u tallën me mua sidomos pasi humbën në finalen e Kupës së Italisë nga penalltia me Napolin”, u shpreh Sarri.