LIFESTYLE, 25 Prill 2018, 10:24

“Sigurisht që do gjakosesh, k*rvë!” Oriola Marashi kapet keqazi me komentuesin

Këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar dje këngën e re “Ike”, që u prit mjaft mirë.

Nga kolegët dhe miqtë pati mbështetjen më të madhe, veçanërisht nga mikesha Oriola Marashi, e cila publikoi një pjesë të klipit në Instagramin e saj.

“Jam shumë krenare për shokun tim dhe muzikën e tij. Faleminderit që nuk na gjakos veshët”, shkruan Oriola ndërkohë që Albani e falënderon dhe i bën një kompliment: “Të dua bishë!”

Ka mjaftuar ky koment që fansat të ngacmojnë Oriolën për muzikën. Modelja ka mbaruar për kanto dhe së shpejti pritet të nxjerrë një këngë nën siglën e OTR.

Por fansat nuk kanë ide sesi mund të këndojë Oriola, pasi kanë parë vetëm anën e saj si modele:

“Shpresojmë të paktën mos të na i gjakosësh ti nqs nxjerr ndonjë muzikë”, i shkruan një komentues.

“K*rvë, kam dy oktavë e gjysme zë, sigurisht që do të gjakosesh”, ia kthen Oriola duke paralajmëruar komentuesin.