LIFESTYLE, 24 Prill 2018, 13:40

Era Istrefi vesh bikinit 154 euro të Kim Kardashian dhe duket thjesht WOW!

Ato i kanë veshur personazhet më të njohura të modës dhe showbiz-it, si Kim Kardashian, Emily Ratajkowski, Rihanna, Suki Waterhouse dhe Hailey Baldwin.

Tashmë një fanse e bikinive më të famshme të momentit, është edhe këngëtarja Era Istrefi. Bukuroshja shqiptare ka publikuar sot foton e parë me rroba banje për këtë sezon.

Ajo kishte zgjedhur Hunza G, një markë e njohur e rrobave të banjës, që tashmë po bën namin në mesin e të famshmeve.

Me bikinit në ngjyrë portokalli që kushtojnë 135 paund (154 euro), si të preferuarat e Kim Kardashian, Era Istrefi, duket shumë seksi. Ajo i ka kombinuar ato me një palë pantofla me pellush në po të njëjtën ngjyrë, një kapele kashte dhe një palë syze dielli.

Kaq mjaftonte që në Instagramin e saj të shpërthenin komentet. Këngëtarja ndodhet në Dubai, aty ku do të japë koncertin e saj të parë, më 26 prill.