LIFESTYLE, 24 Prill 2018, 14:46

Roza Lati vesh fustanin e bardhë por mesa duket për herë të parë dhe të fundit

Moderatorja simpatike Roza Lati, i suprizoi të gjithë teksa u shfaq në njw video e veshur me fustanin e bardhë. Ndërkohë që të gjithë menduan se Roza Lati po bëhej nuse, ajo na tregon se ndodhet në një set fotografik. Në video dëgjohet të thotë:

“Më shihni mirë kështu se nuk keni për të më parë më, apo thua ta provoj, por herën tjetër prej vërteti”. Ndaj prisni sepse herën tjetër ka shumë mundësi që Rozën ta shihni nuse.