AKTUALITET, 6 Korrik 2020, 20:22

Tjetër aksident në Tiranë, plāgoset një grua (EMRI)

Tjetër aksident në Tiranë, plāgoset një grua (EMRI)

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë.

Për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po kështu, rreth orës 19:20, te Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje, mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.