LIFESTYLE, 7 Dhjetor 2017, 12:52

Si të rrisni flokët me çaj rozmarinë

Si të rrisni flokët me çaj rozmarinë

Rozmarina është një barishte e mrekullueshme, që ka një përdorim të gjerë në mjekësi, gjithashtu është stimul i rritjes së flokëve.

Rozmarina, përmban komponime organike, të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut në kokë dhe nxisin rritjen më të shpejtë të flokëve.

Përdorimi i rozmarinës, në rutinën e rregullt të kujdesit ndaj flokëve tuaja, do të bëjë që flokët, të jenë më të buta dhe më me shkëlqim. Gjithashtu, ajo zgjidh problemet e lëkurës së kokës si zbokthi, kruajtja dhe thatësirën e lëkurës. Dhe për këtë mjafton përgatitja e një çaji me rozmarinë .

Përgatitja:

Vendosni katër filxhanë ujë, në tenxhere dhe lerini të vlojë. Më pas, vendoseni në një enë tjetër. Shtoni rozmarinë (të freskët, të thatë ose vaj esencial) dhe lereni të qëndrojë për 30 minuta ose gjithë natën për rezultate më të mira.

Më pas kullojeni lëngun.

Përdorimi:

Fillimisht, lani flokët me shampon të zakonshëm, pastaj me çajin me rozmarinë. Masazhojini rrënjët e flokëve dhe shpëlani ato.