TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumëkush që është futur ditën e sotme në Instagram dhe ka parë foton e fundit të postuar nga Aurela Hoxha me siguri i është dashur t’i hedhë edhe një sy tjetër, pasi konkurrentja e “Dance With Me” duket shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Në foton në fjalë, Hoxha shihet duke pozuar me një pëlhurë të kuqe, flokë të lagur dhe grim minimal. Por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë portreti i saj, që ndoshta për shkak të përpunimve që i janë bërë fotos, thuajse nuk njihet.
Nëpërmjet një emoji, ajo ka lënë të kuptohet se fotoja është shkëputur gjatë një xhirimi në Francë që ende nuk dihet për çfarë është realizuar.