TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të t’u drejtohen qendrave të votimit, ku të shprehin vullnetin e tyre të lirë, për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.
Teksa është pyetur nga gazetarët për faktin se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, Meta tha;
“Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë dhe janë dhe do të mbeten të shkëlqyera. SHBA janë me popullin e Shqipërisë dhe beson te demokracia. Edhe ata do të jenë të kënaqur me çeljen e BE. I ftoj qytetarët që të votojnë për alternativën që kanë dëshirë. Do i ftoja që brenda kësaj alternative, të zgjedhin kandidatin apo kandidaten që kanë më shumë besim që do të mbrojë interesin e tyre.”.