AKTUALITET, 25 Prill 2021, 15:06

Bllokohet procesi i votimit në tri qendra në Lekbibaj! Komisionerët dhe anëtarët përplasen fizikisht

Bllokohet procesi i votimit në tri qendra në Lekbibaj!

Procesi i votimit është bllokuar në tri qendra votimi në njësinë administrative Lekbibaj në Tropojë. Shkak është bërë përplasja fizike mes komisionerëve dhe anëtarëve të qendrave të votimit.

Votimi është bllokuar prej disa orësh për shkak të tensioneve të shumta. Komisionerët dhe anëtarët e përleshur fizikisht nuk janë rikthyer më në qendrat e votimit.