TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi takoi qytetarë në Elbasan dhe i ftoi që të votojnë, është nisur tashmë drejt qytetit të Durrësit. Mësohet se kryedemokrati po shkon tek zyrat e shtabit të Partisë Demokratike në qytetin bregdetar.
Ndërsa ndodhej në Elbasan, Basha u bëri qytetarëve një tjetër thirrje që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, pasi, shtoi ai, kjo është dita e tyre.
Lideri demokrat u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e deritanishme, por apeloi se të gjithë ata që nuk kanë votuar akoma, të drejtohen drejt qendrave të votimit.