AKTUALITET, 25 Prill 2021, 15:39

Aplikacioni i KQZ rifillon punën, Celibashi: Rinisin raportimet për pjesëmarrjen në votime

Aplikacioni i KQZ rifillon punën, Celibashi: Rinisin raportimet për

Rikthehet në punë aplikacioni i KQZ-së, pasi ishte sulmuar. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një mesazhi në Twitter.

Celibashi njoftoi se rifilluan raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.

“?Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.

#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi.