TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump thotë se beson që media po e trajton më keq se ç’ka trajtuar Presidentin Abraham Linkoln, që udhëhoqi vendin gjatë Luftës Civile dhe u vra me atentat në 1865.
“Ballafaqohem me një shtyp armiqësor, një shtyp që nuk e ka provuar asnjë president më parë. Ndoshta më afër kësaj eksperiencë ka qenë ky zotëria këtu,” tha Presidenti Trump, duke folur nga Përmendorja e Linkolnit në Uashington.
“Gjithmonë thuhej, ‘Askush nuk është trajtuar aq keq sa Linkolni’. Po tani mendoj se unë po trajtohem më keq. Më duket se po të sillem mirë me ta (gazetarët), do më marrin nëpër këmbë,” u shpreh presidenti Trump.
“Kur dal në publik para gazetarëve, në vend që të më bëjnë pyetje normale, shoh një nivel zemërimi e urrejtjeje, aq sa i pyes “Si e keni hallin? Ku qëndron problemi?” shtoi më tej presidenti Trump në një intervistë për Fox News.