AKTUALITET, 4 Maj 2020, 22:10

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Francë, më shumë se dyfishi i një dite më parë

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Francë, më

Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Francë. Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 306 persona më shumë se dyfishi i rasteve të një dite më parë ku ishin, 135.

Numri total i viktimave deri tani i ka kaluar 25 mijë më saktë 25,548 ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë. Ditën e sotme një jë mjek francez pretendonte se Franca kishte pacientin e parë me koronavirus në dhjetor, disa javë para rastit të parë të regjistruar zyrtarisht.

Yves Cohen, mjek në spitalin Ile-de-France, Paris, tha që testimi i mostrave të reja të pacientëve ka konfirmuar se virusi ishte në Francë menjëherë pas Krishtlindjes.

Ekipi i tij rishikoi testet negative për koronavirusin dhe gripin e 24 pacientëve që u pranuan në spital me simptoma të frymëmarrjes në dhjetor dhe janar, tha Cohen për kanalin francez BFMTV. “Nga 24 pacientë, ne patëm një rezultat pozitiv për Covid-19 më 27 dhjetor, kur ai ishte në spital me ne”, tha Cohen.

Duke nisur nga data 11 maj, Franca do të nisë lehtësimin e kufizimeve, por maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme gjatë përdorimit të transportit publik dhe në shkolla.