AKTUALITET, 4 Maj 2020, 21:28

Duka: Qeveria s’na ka kthyer përgjigje, duhet të ishim rikthyer të luajmë

Duka: Qeveria s’na ka kthyer përgjigje, duhet të ishim rikthyer

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, për të diskutuar për çështjen e rifillimit të kampionatit në vendin tonë.

Pyetjes se a ka marrë përgjigje FSHF-ja nga Ministria e Shëndetësisë për kërkesën që ka bërë për të lejuar stërvitjet dhe më pas zyrtarisht ndeshjet, Duka tha:

“Futbolli është loja më e bukur në botë dhe në këtë kohë të vështirë mund t’i ndihmonte njerëzit akoma më shumë. Nuk është futbolli sektor me risk.

Nuk e mendojnë që sporti nuk është thjesht për garë, por i bën mirë shëndetit.

Duke mos marrë përgjigje zyrtare nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së linjës, i jemi drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë, por sërish nuk kemi përgjigje zyrtare, por vetëm mediatike. Them që është koha që duhet të ishim rikthyer të luajmë”.