AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 17:34

Si do jetë moti natën e ndërrimit të viteve? E zbulojnë sinoptikanët

Ditën e nesërme, që shënon edhe ditën e fundit të këtij viti, priten temperatura të ulta. Sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve të shiut.

1

Parashikimi i motit nga IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.31) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

2

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C

në vendet e ulëta: 2 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

3

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në zonat malore në Veri dhe Lindje. Në Veri ajo do të fryjë deri e fortë nesër në mbrëmje.