AKTUALITET, 12 Prill 2020, 17:39

Shuhet nga koronavirusi komediani i famshëm, mesazhi prekës i menaxherit: Dhimbje e thellë, ishte i jashtëzakonshëm!

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër personazhi të botës së artit. Bëhet fjalë për aktorin britanik, Tim Brroke, i cili ka humbur betejën me COVID-19.

Aktori dhe komediani i njohur, Tim Brooke, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, ka njoftuar menaxheri i tij, shkruan "Daily Mail".

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që Tim ka vdekur sot në mëngjes prej COVID-19. Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe një kënaqësi e madhe për të përfaqësuar atë. Ne jemi mirënjohës që kemi kaq shumë punë të tij për të parë, lexuar dhe dëgjuar. Ai kishte, natyrisht, shumë fansa të cilët gjithmonë i trajtonte me gëzim edhe pas provave dhe incizimeve të gjata”, thotë menaxheri i tij.

Lajmi i hidhur vjen mëngjesin e sotëm pas konfirmimit se Britania e Madhe ka kaluar shifrën e 10 mijë të vdekurve si pasojë e COVID-19.