AKTUALITET, 9 Gusht 2020, 18:32

Shtatë raste të reja me Covid-19 në Vlorë, mes tyre edhe dy pushues

Shtatë raste të reja me Covid-19 në Vlorë, mes tyre edhe dy

Vlora ka regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Mes tyre numërohen edhe dy pushues të infektuar.

Ndërsa rastet e tjera janë raste kontakti të personave të konfirmuar pozitivë më herët.

Personat e infektuar mësohet se janë në lagjen 1 maji dhe në rrugën transballkanike të Vlorës.

Vlora numëron 110 raste aktive me koronavirus, duke u renditur në vendin e pestë në rang qarku, ku kryeson Tirana me 1589 raste.