AKTUALITET, 9 Gusht 2020, 18:08

Ishin kthyer nga Gjermania, rezulton pozitiv çifti i bashkëshorteve në Librazhd

Ishin kthyer nga Gjermania, rezulton pozitiv çifti i bashkëshorteve

Një çift bashkëshortësh nga Librazhdi të cilët ishin kthyer nga Gjermania disa ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dyshohet të jenë infektuar pikërisht në shtetin gjerman.

Pasditen e sotme specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik do të marrin tamponin e familjarëve të tyre.

Në përditësimin e fundit MSH raportoi për 136 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit