AKTUALITET, 9 Gusht 2020, 15:49

Infektohen tetë persona në Patos, ishin në një dasmë në Zharrëz

Infektohen tetë persona në Patos, ishin në një dasmë

Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infektuar shumë shqiptarë me Covid-19. Tetë persona janë infektuar me Covid-19 në Patos.

Ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëz.

Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike.

Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të majme, kur nuk kanë respektuar masat ndaj virusit.