TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid prej dy vitesh këmbëngul që të transferojë në Spanjë, Kilian Mbape.
Francezi shihet si njeriu i duhur që të mbushë hapësirën e lënë bosh nga ana e Kristiano Ronaldos dhe të garantojë sukseset e galaktikëve.
Mirëpo, për të transferuar sulmuesin e PSG duhet shpenzuar një shifër e madhe parash, por në këto momente të vështira ekonomike prej koronavirusit, planet kanë pësuar ndryshime. Ndaj, madrilenët duket se tashmë kanë vënë të parin në listën e tyre të merkatos verore, Sadio Mane.
Senegalezi ka qenë edhe më parë në fokusin e Realit, por tashmë mund të jetë hera e duhur duke qenë se te Liverpuli në këtë sezon sulmuesi ka pasur disa pakënaqësi me Salah dhe trajnerin Klop.
Tashmë, mbetet për t’u pritur oferta konkrete nga ana e Realit dhe nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët.