TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Lefter Maliqi
Forca fìllon e merr formë aty ku mbaron Llogjika apo jo o Llesh i "leximit të librave të Kadares"?
Urdhri i marrëzisë së Lleshit për përdorimin e forcës në mënyrë shtazarake ndaj artistëve,gazetarëve,të rinjëve,grave,politikanëve,shoqërisë civile,përdorimi i gazit lotsjellës ndaj nënave e fëmijëve,aktet e pamoralshme të policisë të cilët siç e ke thënë e stërthënë edhe vetë përfaqësojnë fytyrën tënde o "Llesh Kimiku" dhe o "Rama i drogës" i paburrërisë, i krimit elektoral të lidhur me banda e Oligark që nuk pyesin as për ligj e as për Kushtetutë po u vjen fundi jo me paqe por me reagim mbarë popullor.
Uragani popullor sapo ka nisur vërshimin, ai nuk ndalet pa u shembur institucionet joligjore të kapura nga babëzia për pushtet dhe etja për pasuri e diktat e Beut të Rilindjes së krimit.
Mbas 2 ditë protestash dhe mbi 16 orë në këmbë të cilat siç i patë ishin plot tension, pasioni për stërvitje ngelet,energjit për mposhtjen e të keqes dhe shëndetin e njeriut janë primare( viruset e ndryshme por me e keqja e të këqija virusi i Rilindjes dhe Ertv-së).Frika u mund, pjesmarrja masive në protestën e djeshme tregon që ndryshimi për shëndet,mirëqënie,siguri,demokraci,liri,drejtësi dhe të ardhme po vjen si rrufe në qiell të hapur.
Këto ditë pamë se Kryeminsitri nuk ka kapacitetet mendore e intelektuale as sa të një biletashitësi në një galeri me piktura. Ndërsa Gjenerali , Ministër i Brendshëm është dhe vlen sa një Ushtar me Pagesë .Sfidat vazhdojnë deri ne fitoren e plotë Demokracisë?.