LIFESTYLE, 3 Tetor 2019, 11:06

FOTO/ Shqiptarja fiton 10 mijë dollarë në Amerikë për fustanin më të bukur me letër higjenike


Një shqiptare ka fituar garën për fustanin më të bukur të nuses krijuar me letër higjenike të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Mimoza Haska, e cila banon në Karolinën e Jugut, kishte punuar fustanin me grep, një metodë e trashëguar nga nëna e saj.

E pyetur për këtë ide Mimoza shprehet: “Unë jam gjithmonë për një pamje të veçantë, unike, me shumë klas. Nuk është një ide e veçantë, thjesht diçka që i përshtatet syrit dhe që të bën të dukesh gjithmonë ok”.

Për të krijuar fustanin stil sirenë u deshën 48 rrulonë me letër higjenike dhe 400 orë punë.

Ky ishte viti i 15-të për konkursin e veshjeve të dasmave me letër higjienike dhe fituesi u vlerësua me 10 mijë dollarë.