LIFESTYLE, 1 Tetor 2019, 18:15

Dikur Jay Z i hodhi CD në plehra, sot këngëtari shqiptar arrin famën botërore

Rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë për reperin shqiptar Gashi, të cilit i është dashur shumë punë e mund që të arrinte këtu ku është sot.

Gashi ka treguar shpeshherë se ai është përballur me sfida të ndryshme, ku ka pasur njerëz që i kanë mbyllur dyert kur ka shkuar për ndihmë. Madje, Gashi ka rrëfyer në një intervistë të fundit se dikur e kishte ëndërr të menaxhohej nga labeli i Jay Z. Por reperi ia kishte hedhur në plehra CD-në e tij të parë pasi nuk e kishte pëlqyer.

Mirëpo, disa kohë më vonë Gashi arriti të nënshkruante kontratë me labelin “Roc Nation”, me të cilin është dhe sot. “I lindur në Afrikë, rritur në Brooklyn nga prindër me origjinë shqiptare, GASHI është një racë e rrallë e artistëve që përfshin repin dhe këndimin në një stil që jo vetëm përfshin kulturën e Nju Jorkut, por edhe elemente muzikore nga rreth botës”, prezantohet Gashi nga “Roc Nation”.