TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej shumë vitesh, këngëtarja Rozana Radi nuk merr pjesë në koncerte muzikore.
Arsyen e zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone” , ku rrëfeu se gjithçka erdhi pas fansave që e ndoqën me makinë një natë pas një koncerti në Vlorë.
“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar.
Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.
Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, qëndrova me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.
Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, është shprehur Rozana.