TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë shqiptar, 48 vjeç i arratisur nga burgu i Koridhalos që nga shkurti 2003 u arrestua mbrëmë në Sagiada Thesprotia, nga Rojet e Kufirit në Filiates.
Shqiptari u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada. Prokuroria ishte në kërkim të tij pasi ai kishte shkelur lejen e burgut të dhënë më 22 shkurt 2003 për të mos u kthyer më në qeli, shkruajnë mediat greke.
Ai ishte dënuar me shtatë vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit në Pentamelos, për prodhim të lëndëve narkotike. I arrestuari tashmë u dërgua në Prokurorinë e Thesprotisë.