TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Video e ligjëratës së presidentit francez, Emmanuel Macron mbajtur në konferencën e përbashkët në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, është përcjellë në gjuhën shqipe në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe në videon e fjalimit.
Në konferencën me homologun Vuçiç, Macron theksoi se paqja midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vendoset nga të dyja kombet dhe evropianët, duke përjashtuar influencat e huaja. Kjo thirrje e presidentit francez bëhet në një kohë kur liderët kosovarë përjashtojnë çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së ap të Bashkimit Evropian.
“Lufta që tani duhet të kryejmë së bashku, është lufta e kompromisit”, ka thënë ndër të tjera Macron.