AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 09:01

Shpëtohen nga rrënojat 22 persona në Durrës


22 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura në qarkun e Durrës.

Mësohet se ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Tërmeti i fortë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë bilanc tragjik në vend, ku deri më tani numërohen shtatë viktima, ndërsa të tjerë persona ndodhen nën rrënoja.