AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 07:20

Tjetër tërmet 5.4 ballë shkund Tiranën dhe Durrësin, ka të vdekur dhe të plagosur

Një tërmet i dytë i fuqishëm ka rënë në kryeqytet dhe në Durrës, në orën 07:08 minuta.

Raportohet se ky tërmet ka qenë me magnitudë 5.4 ballë e shkallës rihter. Pas lëkundjes së fortë të orës 03:55 pritet të ketë të tjera lëkundje të njëpasnjëshme, por që IGJEUM u shpreh se goditja kryesore ka kaluar.

IGJEUM u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë jashtë banesave.

Tërmeti i parë 6.3 ballë ka shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur. Vendi është i paralizuar dhe qytetarët gjenden në panik.