AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 08:13

Flet sizmiologu grek që paralajmëroi këto tërmete në Shqipëri, ç'pritet të ndodhë në vijim

Flet sizmiologu grek që paralajmëroi këto tërmete në

Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe paralajmërimet për këto valë tërmetesh të forta në vendin tonë, është telefonuar mëngjesin e sotëm nga gazetari, Enkel Demi, nga studio e Abcnews,  për të komentuar tërmetin e madh me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që përfshiu Shqipërinë në orën 03;54 minuta.

Sizmologu i njohur deklaroi, se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen.

Tërmeti ka shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur. Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare.